Bëhuni anëtar i Diners Club për vetëm 5 minuta me formën e re elektronike për aplikim

Diners Club Maqedoni po lanson formën e re elektronike për aplikim për kartelën Diners Club me teknologjinë më të fundit për kontrollin dhe konfirmimin e identitetit të aplikantëve, e para e këtij lloji në Maqedoni.
“Për kënaqësinë tonë më të madhe, po e mbyllim vitin 2022 me lansimin e formës sonë të re elektronike për aplikim, e para në vend, e cila përfshin verifikimin biometrik dhe konfirmimin e identitetit të aplikantëve.” – thotë Toni Jankovski, drejtor i sektorit për zhvillimin e produkteve dhe të inovacioneve në Diners Club Maqedoni.
Me formën e re të aplikimit, Diners Club lehtëson dhe shkurton ndjeshëm procesin e aplikimit, duke ruajtur standardet më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes së përdoruesve.
Gjatë plotësimit të formës për aplikim, identiteti i aplikantit konfirmohet në vetëm 2 hapa të thjeshtë:
1. Fotografim i dokumentit të identifikimit personal, nga i cili sistemi vetë i nxjerr të dhënat dhe kontrollon vlefshmërinë e dokumentit dhe
2. Fotografi selfie e aplikantit, gjatë së cilës kryhet kontroll biometrik i fotografisë përkatëse me dokumentin e paraqitur për identifikim personal.
Në këtë mënyrë aplikantët mund të dorëzojnë me sukses aplikacionin e tyre për kartelën e Diners Club, tërësisht online, vetëm me letërnjoftim dhe një pajisje me kamerë, në më pak se 5 minuta.
Në përmbushjen e nevojës për përmirësim të vazhdueshëm të eksperiencës së përdoruesit, si dhe për digjitalizimin e proceseve me nivelin më të lartë të sigurisë, Diners Club realizoi një bashkëpunim strategjik me Blinking, kompani lider në fushën e identitetit digjital dhe user onboarding në Ballkani Perëndimor me seli në Beograd, Serbi.
“Jemi të kënaqur që transformimi digjital dhe verifikimi biometrik janë pjesë e strategjisë së Diners Club Maqedoni. Kompania jonë është e gatshme të mbështesë rritjen dhe ambicien e tyre për të adoptuar teknologji të reja, me qëllim që të mundësojmë përvojën më të mirë të përdoruesit, duke i mbajtur sigurinë dhe besimin si parimet kryesore të funksionimit." – thotë Milica Llazareviq, drejtoreshë e sektorit
për marrëdhënie me klientët në Blinking.
Forma e re elektronike për aplikim është pjesë e vizionit të Diners Club për digjitalizimin e plotë të shërbimeve dhe përmirësimin e përvojës së përdoruesit të anëtarëve.
Përveç numrit të madh të përfitimeve që ju ofron Diners Club, anëtarësimi në vitin e parë është falas, kurse kartela pranohet në më shumë se 4000 pika shitjeje në Maqedoni dhe në më shumë se 45 milionë pika shitjeje në mbarë botën. Mësoni më shumë dhe aplikoni që sot në: https://diners.mk/chlenstvo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës