LAJMI I FUNDIT:

Bëhu pjesëmarrës në lojën shpërblyese “Mjam, sa më shijon!” nga HiPP

Bëhu pjesëmarrës në lojën shpërblyese “Mjam, sa më shijon!” nga HiPP

HiPP si gjithmonë me ide kreative dhe interesante këtë herë sjellë një lojë shpërblyese në të cilën mund të merrni pjesë dhe të fitoni.

Si mund të merrni pjesë?

Dërgoni një foto sipas motos së lojës “Mjam, sa më shijon!”. Me këtë lojë kreativiteti nuk ka kufinjtë, dhe për pjesëmarrës/e lejohet vetëm një fotografi.

Me pjesëmarrjen tuaj ju automatikisht i pranoni rregullat e lojës që do të thotë se HiPP ka të drejtë ta publikojë fotografinë për pjesëmarrje në lojë, emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe të foshnjës dhe fotografinë e marrjes se shpërblimit në rast se përzgjidheni fitues.

Vlen të përmendet se në lojë nuk pranohen foto-kolazhet dhe votimet me autolike nuk lejohen dhe secili rast i verifikuar do të përjashtohet nga loja.

Deri kur keni kohë?

Afati i fundit për pranimin e fotografive është 26 janar 2018. Ju rekomandojmë ta dërgoni aplikimin tuaj së bashku me fotografinë para kësaj date në rast se të dhënat nuk janë të plota apo paraqiten probleme të tjera teknike.

Përzgjedhja e fituesve

Më 29 janar 2018 të gjitha fotografitë e pranuara në lojë publikohen në faqen zyrtare të HiPP në Facebook dhe votimi hapet. Votimi mbaron më 9 shkurt 2018 në ora 10:00 kur edhe shpallen fituesit. Do të përzgjidhen dy fitues – fotografia me më së shumti pëlqime dhe një fotografi e përzgjedhur nga Redaksia e HiPP.

Fotografinë si dhe të dhënat tuaja (emri, mbiemri, nr. i telefonit, emri i foshnjës si dhe data e lindjes) i dërgoni në: luaj@hipp-kosovo.com.

Artikull i Sponzoruar