LAJMI I FUNDIT:

Bëhet publike prona e tre anëtarëve të komisionit kundër korrupsionit

Bëhet publike prona e tre anëtarëve të komisionit kundër korrupsionit

Kryetari i Komisionit kundër korrupsionit Goran Milenkov, anëtarët Farije Aliu dhe Igor Tanturovski e publikuan pronën e tyre në ueb faqen e komisionit, edhe pse deri para dhjetëra ditësh, pohonin se bëhet fjalë për “të dhëna personale të mbrojtura me ligj“. Në ueb faqen e Komisionit nuk është publikuar prona e edhe katër funksionarëve të komisionit, shkruan Birn, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deri para dhjetë ditësh, anëtarët e Komisionit kundër korrupsionit refuzonin ta bëjnë të ditur çfarë prone posedojnë dhe me këtë ishin të vetmit funksionarë të emëruar, fletët anketuese të së cilëve për gjendjen pronësore nuk kishin qasje publike. BIRN më tepër se 2 muaj e gjysmë përpiqej përmes Ligjit për qasje të lirë në informata të karakterit publik ti merr listat anketuese të anëtarëve të anti-korrupsion, por përgjigja gjithnjë ishte se bëhet fjalë për “të dhëna  personale të mbrojtura me ligj “.


Ndryshimi i papritur lidhur me zbardhjen e pronës erdhi pas konferencës së fundit për shtyp të Komisionit, në të cilën kryetari Goran Milenkov, fliste për fletën anketuese të liderit të VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski. Milenkov, me një sjellje arrogante ndaj ekipeve gazetareske, pohonte se nuk mund ta kuptojë përse opinioni publik do të kishte interesim për fletë-pronësinë e tij apo të Gruevskit.

Edhe pse Komisioni kundër korrupsionit numëron 7 anëtarë (Goran Milenkov, Farije Aliu, Igor Tanturovski, Zhaklina Damçevska, Najdo Spassevski, Suzana Taskova Axhikotareva dhe Sejdi Halili), deri më sot, në ueb faqen e Komisionit është publikuar gjendja pronësore e vetëm tre prej tyre. Sipas të dhënave të publikuara, kryetari Milenkov ka pronë prej mbi 220 mijë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori