LAJMI I FUNDIT:

Bëhet film historia e gazetarit francez për rrethimin e Sarajevës

Bëhet film historia e gazetarit francez për rrethimin e Sarajevës

Një dramë e re lufte e titulluar “Mëshirë për djallin”, bazuar në kujtimet e Paul Marchandit – gazetar francez që raportoi nga Sarajeva e rrethuar – fillon xhirimet muajin që vjen.

“Marchand raportonte nga Sarajeva e rrethuar gjatë viteve 1992-1993 dhe botoi një libër me të njëjtin titull si filmi që do të fillojë të xhirohet”, tha për BIRN, Amra Baksiq Camo, producente e filmit në kompaninë e filmit dhe televizionit boshnjak Pro.ba.


Raportimet nga fillimi i viteve 1990 e përshkruajnë Marchandin – i cili ka kreu vetëvrasje në vitin 2009 në moshën 47-vjeçare – si një rebel që pinte puro dhe preferonte kapele kashte e jo helmetë mbrojtëse.

“Mos qëlloni! Harxhoni kot plumbat. Unë jam i pavdekshëm”, thuhej në mesazhin paralajmërues që ai vendosi në makinën e tij, shkroi New York Times në vitin 1992.

“Marchand po rrezikonte jetën e tij, duke ngarë makinën, duke u përpjekur t’i shmangej sulmit të snajperëve në Sarajevë, ndërkohë që luhej kënga e famshme ‘Mëshirë për djallin’”, tha Baksiq Camo.

Rrethimi 1,425-ditor i Sarajevës nga 5 prilli 1992 deri më 29 shkurt 1996, ishte më i gjati i një kryeqyteti në historinë e kohëve të fundit. Filmi është bashkëprodhim franko-kanadezo-belg, me pjesëmarrjen e Bosnje dhe Hercegovinës, ndërsa do të xhirohet në Sarajevë.

“Do të xhirojmë në të gjithë Sarajevën në vende të ndryshme, por autentike, edhe pse Sarajeva tani është ndryshe nga ajo që ishte gjatë kohës së luftës,” tha Baksiç Camo.

Niels Schneider, i cili fitoi një çmim Cesar në Francë si aktori më premtues në vitin 2016 për rolin e tij në “Dark Inclusion”, do të luajë rolin e Marchandit.

“Zyrtarët e Sarajevës do t’i mbështesin xhirimet duke siguruar qasje pa pagesë”, tha Baksiç Camo.

Buxheti i kulturës i Bosnjës është i vogël, kështu që shumica e producentëve kinematografik në vend fokusohen në projekte me mbështetje të huaj dhe grante nga organizata ndërkombëtare. /BIRN/