LAJMI I FUNDIT:

Bëhen të ditura ‘fjalët e fundit’ të sulmuesit të dyshuar në shpërthimin e Liverpoolit – para se të qëndronte për shtatë minuta në heshtje në taksi

Bëhen të ditura ‘fjalët e fundit’ të sulmuesit të dyshuar në shpërthimin e Liverpoolit – para se të qëndronte për shtatë minuta në heshtje në taksi

Sulmuesi i dyshuar vetëvrasës i Liverpool-it thuhet se i ka pëshpëritur vetëm fjalët ‘spitali i grave’ shoferit të tij të taksisë dhe më pas qëndroi në heshtje ndërsa udhëtonte për në objektivin e tij të mundshëm.

Bëhet fjalë për Emad Al Swealmeen i cili vdiq kur bomba që ai kishte përgatitur me muaj shpërtheu jashtë një institucioni mjekësor, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Policia kundër terrorizmit po heton nëse një shërbim aty pranë në katedralen e Liverpool për të shënuar të Dielën e Përkujtimit mund të ketë qenë një objektiv i synuar.


Taksisti David Perry, mori sulmuesin 32-vjeçar dhe pati fatin të shpëtojë kur eksplozivi shpërtheu.

Momenti i shpërthimit të veturës jashtë spitalit në Liverpool – kamikazi i dyshuar mbeti brenda, shpëtoi shoferi i taksisë
Lexo po ashtu Momenti i shpërthimit të veturës jashtë spitalit në Liverpool – kamikazi i dyshuar mbeti brenda, shpëtoi shoferi i taksisë

Pamjet e reja të kamerave të vëzhgimit janë shfaqur që tregojnë taksinë që po shkonte drejt vendit ku do të përfundojë duke shpërthyer në flakë minuta më vonë.

Sipas Mirror, Perry ka qenë në pyetje nga hetuesit e terrorizmit për 90 minuta për takimin e tij me vrasësin e mundshëm.

Ai u mor në pyetje nga policia menjëherë pas sulmit të së dielës dhe oficerët e policisë thuhet se bastisën shtëpinë e tij në veri të qytetit.

Dhe një burim i afërt me shoferin i tha Mirror-it se ai (sulmuesi i dyshuar) foli vetëm dy fjalë, ‘spitali i grave’ dhe mbeti memec për pjesën e mbetur të udhëtimit shtatë minuta me makinë.

Ata shtuan: “Ai nuk tha asnjë fjalë tjetër gjatë gjithë rrugës. Shoferi nuk kishte dijeni për asgjë”.

Taksisti ‘e mbylli kamikazin në makinën e tij’: Detaje të reja rreth shpërthimit të një veture jashtë një spitali në Liverpool
Lexo po ashtu Taksisti ‘e mbylli kamikazin në makinën e tij’: Detaje të reja rreth shpërthimit të një veture jashtë një spitali në Liverpool

Ndryshe, Perry shpëtoi me lëndime sipërfaqësore, por u rrëzua për pak kohë nga forca e shpërthimit.

Hetuesit besojnë se Swealmeen, një azilkërkues me origjinë nga Iraku, ka blerë komponentë për bombën që të paktën që nga prilli dhe kishte pasur më parë “mbështetje për shëndetin mendor”.

Policia kundër terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar, e cila së bashku me shërbimet e sigurisë po punojnë në rreth 800 hetime të drejtpërdrejta, dëshiron që publiku të mbetet vigjilent për rrezikun e terrorizmit në vendet e mbushura me njerëz në prag të Krishtlindjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Botë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Evropa
Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Azia
Kalo në kategori