LAJMI I FUNDIT:

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Foto: Screenshot/Instagram

Blero dhe Afrona Dika duket se kanë lënë anash të gjitha hatërmbetjet.

Dyshja, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2022, janë bërë bashkë pas dy vitesh.

Këngëtari i njohur do të shfaqet në ‘Talk with Afrona’ sipas një videoje që është publikuar në YouTube.


Foto: Screenshot/Instagram

Në video shihet fillimisht artisti shqiptar e më pas edhe blogerja, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Zvicër.

Ndonëse janë ndarë, Blero dhe Afrona shihen në të njëjtin event në Zvicër
Lexo po ashtu Ndonëse janë ndarë, Blero dhe Afrona shihen në të njëjtin event në Zvicër

“Mbas 2 vite. The Talk”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Duket se ish-çifti do të sqarojë gjithçka e mbase edhe për marrëdhënien e tyre.

Pritet të shihet se çfarë kanë vendosur të ndajnë me publikun e fansat e tyre. /Telegrafi/