LAJMI I FUNDIT:

Bedri Ajdari i bashkohet Aleancës për Shqiptarët

Bedri Ajdari i bashkohet Aleancës për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se veprimtari Bedri Ajdari është bashkuar me këtë parti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bedri Hajdari mirë se vjen në Aleancën për Shqiptarët, Aleancën e vetme për drejtësi
Bedri Hajdari është shndëruar tanimë në një simbol të rrezistencës dhe betejës kundër padrejtësisë në këtë shtet. Ai është zëri i familjarëve të të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe jo vetëm. Bedriu është bërë zëri i shumë shqiptarëve, familjarët e të cilëve po vuajnë padrejtësisht nga proceset e montuara politike.
Si shumë shqiptarë të tjerë edhe Bedri Hajdari po bashkon forcat me Aleancën për Shqiptarët, si shpresë e vetme për rikthimin e drejtësisë në këtë vend, për jetë të sigurtë e të lirë, për barazi para ligjit.
Çdo besim i çdo qytetari që kohën e fundit sa vijnë e shtohen, paraqesin jo vetëm nder, por edhe një barrë të madhe të përgjegjësisë në këtë vend. Ashtu si edhe në të kaluarën, Aleanca për Shqiptarët do të jetë zëri i çdo njërit që i bëhet padrejtësi, që kërkon drejtësi, jo vetëm për të ardhmen, por fillimisht për të sotshmen.
Mirë se vini e na priftë e mbara!” thonë nga ASH.


Përndryshe, Bedri Ajdari në opinionin e Maqedonisë njihet si familjari që ka mbrojtur të drejtën e grupit të akuzuar për rastin “Monstra” dhe për këtë rast ka qenë organizator i protestave. /Telegrafi/