Bebe Rexha shkëlqen me një performancë mbresëlënëse në emisionin e Jimmy Kimmel, duke kënduar "New Religion"

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, shkëlqeu së fundmi në spektaklin e njohur amerikan Jimmy Kimmel Live!, duke interpretuar live këngën e saj më të re, “New Religion”.
Vetëm pak ditë pas publikimit, kënga u shndërrua menjëherë në hit dhe po fiton zemrat e publikut në nivel global.
“New Religion” vjen si një riperpunim i veçantë i këngës së njohur “Insomnia” të grupit Faithless dhe është pjesë e albumit të ri të Rexhës, “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet në qershor.
Performanca e saj në emision ishte e rrethuar nga balerinë në një koreografi interesante, ndërsa zëri i saj i fuqishëm dhe i qëndrueshëm nuk la hapësirë për gabime, duke fituar zemrat e mijëra spektatorëve amerikanë të pranishëm.
Albumi i ardhshëm po ecën me ritme të shkëlqyera; deri tani janë publikuar vetëm tri këngë, ndërsa fansat po presin edhe 10 të tjera që do të kompletojnë projektin.
Me këtë performancë, Bebe Rexha konfirmon sërish pozicionin e saj si një nga artistet shqiptare më të suksesshme në skenën ndërkombëtare të muzikës. /Telegrafi/
- YouTube youtu.be































































