LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha reagon pas sulmit të fansit në koncert duke publikuar fotografitë e qepjes në fytyrë: Jam mirë

Bebe Rexha reagon pas sulmit të fansit në koncert duke publikuar fotografitë e qepjes në fytyrë: Jam mirë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë pjesë e një ngjarje të shëmtuar që ndodhi në koncertin e saj të fundit në New York.

Teksa po bënte simbolin e shqiponjës me duar në mbarim të performancës, ajo u godit me një telefon në fytyrën e saj nga një person nga audienca.

Siç raportohet nga mediat e huaja, burri në fjalë është arrestuar nga autoritetet njujorkeze, ndërsa pamjet e sulmit të paprecedentë kanë qarkulluar gjithandej në internet.


https://youtu.be/lgnfKVYaKxo

E lidhur me ngjarjen në fjalë, së fundmi ka reaguar edhe vet interpretuesja e hitit “Meant To Be”.

Ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram dy fotografi, ku shihet me qepjet e bëra në fytyrë pas ndodhisë në koncert.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Jam mirë”, shkroi ajo në gjuhën angleze në mbishkrimin e fotografive, duke iu referuar kështu edhe hitit të saj me titull “I’m Good”, i cili ka qenë edhe frymëzues për titullin e turneut të saj aktual të koncerteve, “Best F**n Night Of My Life”.

Bebe Rexha përndryshe po e zhvillon këtë turne në sajë të promovimit të albumit të saj më të ri, “Bebe”, të cilin e publikoi në prill të këtij viti. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori