LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha e nis vitin me pushime në St. Barts, vjen me poza atraktive nga plazhi

Bebe Rexha e nis vitin me pushime në St. Barts, vjen me poza atraktive nga plazhi
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e ka nisur vitin 2024 me pushime.

Ajo është duke shijuar disa ditë të ngrohta këtë fillim-vit në Ishujt St. Barts, shoqëruar nga familjarët dhe shoqëria e ngushtë.

E teksa po qëndron atje, 34-vjeçarja është kujdesur që disa nga momentet e këndshme që po shijon në ishullin e largët, t’i dokumentojë për fansat e saj në rrjetet sociale.


Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndër të tjerash, Rexha ka publikuar disa fotografi ku shfaqet mjaft atraktive e veshur me një fustan të zi, teksa vë në pah linjat trupore.

Bebe Rexha: Mos gjykoni peshën e dikujt, ju nuk e dini nëse dikush po merr medikamente apo në çfarë po kalon
Lexo po ashtu Bebe Rexha: Mos gjykoni peshën e dikujt, ju nuk e dini nëse dikush po merr medikamente apo në çfarë po kalon

“Paqe 2023, ishte bukur për aq sa zgjati”, shkroi ajo në mbishkrimin e disa prej fotografive të publikuara gjatë këtyre ditëve.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe përndryshe përmbylli një vit shumë të suksesshëm në muzikë gjatë 2023, ku nxori në shitje albumin e saj të tretë të vetë-titulluar “Bebe”, teksa fitoi edhe një mori çmimesh në ceremonitë ndërkombëtare të ndarjes së çmimeve të muzikës.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo njëherësh është nominuar edhe këtë vit në “Grammy Awards 2024”, më saktësisht në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për hitin e saj “One In A Million” me David Guettan. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Kalo në kategori