LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë refuzuar ftesën e festivalit “Sunny Hill”

Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë refuzuar ftesën e festivalit “Sunny Hill”
Rita Ora dhe Bebe Rexha (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Festivali “Sunny Hill”, i cili këtë vit organizohet në datat 2, 3 dhe 4 gusht, do të sjellë emra të shumtë këtë vit për publikun shqiptar.

Miley Cyrus, Gashi dhe Calvin Harris janë vetëm tri nga emrat më të mëdhenj, që këtë vit do të ngjiten në edicionin e dytë të festivalit “Sunny Hill”.

Teksa vitin e kaluar pjesëmarrëse ishte shqiptarja e famshme, Dua Lipa, i ati i këngëtares, Dukagjin Lipa, i cili është edhe organizator i festivalit, ka thënë se këë vit ftesën ua ka dërguar edhe dy këngëtareve tjera me famë botërore: Bebe Rexha dhe Rita Ora.


Rita Ora dhe Bebe Rexha (Foto: Getty Images/Guliver)

Këtë ai e ka treguar gjatë një interviste për emisionin veror të Radio Televisionit të Kosovës, duke treguar se është kujdesur që ftesa t’u shkojë në vend.

Mirëpo, mesa duket për shkak të angazhimeve dhe planifikimi paraprak për koncertet tjera, dy patriotet e famshme nuk kanë pasur mundësinë që ta pranojnë ftesës.

Hera e fundit kur Rita Ora performoi në Kosovë ishte koncerti i 10 vjetorit të Pavarësisë, i mbajtur vitin e kaluar më 17 shkurt, në qendër të Prishtinës.

Rita Ora duke performuar në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Ndërkohë, Bebe Rexha, ende nuk ka pasur mundësinë që të vijë dhe të performojë në Kosovë, ndërsa ka mbajtur një koncert vetëm në Shqipëri, më 9 shtator të vitit 2016. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Phillip Faraone/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën

Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën

Magazina
Kalo në kategori