Kopshti zoologjik në Memphis ka një banore të re të dashur — bebe orangutanin Ruhana, e lindur në dhjetor me anë të një operacioni cezarian.

Video e ditëve të saj të para, e publikuar nga kopshti, ka bërë xhiron e botës dhe ka rrëmbyer zemrat e njerëzve.


Ruhana u rikuperua bashkë me nënën e saj, Jahe, pas vëzhgimit të rreptë të skuadrës së ekspertëve.

Emri i saj do të thotë shpirt, frymë ose esencë e jetës, dhe synon të përkujtojë forcën dhe trashëgiminë e grave të fuqishme.

Lindjet e orangutanëve janë të rralla dhe çdo foshnjë e re ka rëndësi të madhe për ruajtjen e kësaj specieje kritikisht të rrezikuar. /Telegrafi/