LAJMI I FUNDIT:

Beats mund të lansojë kufje pa tela, për të rivalizuar me AirPods (Foto)

Beats mund të lansojë kufje pa tela, për të rivalizuar me AirPods (Foto)

Tashmë është konfirmuar, se në një të ardhme të afërt do të lansohet gjenerata e dytë e AirPods, kufjet e shumëpritura nga Apple.

Mirëpo, këto kufje pa tela, mund ta kenë edhe një rival të fuqishëm, nëse Beats lanson pajisje të njëjta, transmeton Telegrafi.


Ky rivalitet, do t’ju shërbejë vetëm klientëve, që mund të kenë alternativa më të lira dhe cilësore, meqë Beats, është në pronësi të Apple për një kohë të gjatë.

Sipas CNET, së shpejti do të bëhet e ditur, për lansimin e PowerBeats3 Wireless, por nuk janë dhënë edhe detajet.

“Burimi i afërt, që edhe në të kaluarën ka dhënë lajme shumë të rëndësishme” raporton se këto kufje mund t’i shohim gjatë muajit që vjen.

Njohësit e teknologjisë, besojnë se kufjet do ta kenë mbajtësin që vije mbi veshin e shfrytëzuesit, sistem komunikimi i ngjashëm me Siri dhe bateri shumë më të fuqishme. /Telegrafi/