BE-ja nuk i ka dërguar OKB-së rezolutë për Kosovën

“Nuk ka rezolutë të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara”, tha Droutsas, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic, në Beograd.
Ai theksoi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë qëndrim të harmonizuar për Kosovën, por se po zhvillojnë bisedime për këtë çështje.
Duke e komentuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, zëvendësministri u shpreh se ai “qet hije në disa aspekte juridike”.
Vuk Jeremic deklaroi se nuk ka dallim në qëndrimet e Greqisë dhe Serbisë për çështjet më të rëndësishme për stabilitetin dhe ardhmërinë e Ballkanit perëndimor.
Dimitris Droutsas, pas Beogradit, udhëton për në Prishtinë, ku pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës. /rel/telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/07/2010
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































