BDI: Pronari i diskotekës së Koçanit merret nga policia pa pranga, teksa Kreshnik Bekteshi me pranga dhe me prezencë mediatike
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj trajtimit institucional të tragjedisë së Koçanit, me ç’rast u privuan nga liria me dhjetëra persona.
Nga BDI thonë se pronari i diskotekës ku ndodhi fatkeqësia u arrestua pa pranga, teksa ish-ministri Kreshnik Bekteshiu arrestua me pranga dhe me prezencë të mediave.
Nga opozitarja BDI këtë veprim e quajnë manipulim, teksa shtojnë se nuk do të heshtin.
Reagimi i plotë:
Kjo është turp. Kjo është spektakël. Kjo është absurditet.
Autori i drejtpërdrejtë i tragjedisë, pronari i klubit që u dogj dhe mori jetën e 59 të rinjve në Koçan, merret nga policia PA pranga, ndërsa një ish-ministër, që nuk ka asnjë lidhje me këtë tragjedi, u shoqërua ME pranga, nën vëmendjen maksimale të mediave, pasi më parë ishin ftuar kamerat.
Ky është një turp institucional.
Ky është manipulim i pastër.
Kjo është përdhosje e drejtësisë.
Ne nuk do të heshtim përballë këtij absurdi!






























