LAJMI I FUNDIT:

BDI dhe PDSH nuk kanë çfarë të thonë për ditën e Ilindenit (Video)

BDI dhe PDSH nuk kanë çfarë të thonë për ditën e Ilindenit (Video)

Partia shqiptare në pushtet, BDI-ja, dje nuk mori pjesë në asnjë prej ceremonive për shënimin e festës së Ilindenit. Por as nuk pati telegram urimi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi iu shmang pyetjes së Tv21 se përse nuk ishin pjesë e festimeve për Ilindenin.

“Nëse ka mundësi të mbahemi te vërshimet. Jemi 3 gusht, e jo 2 gusht”, theksoi Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së.


Lidhur me këtë, përgjigje nuk dhanë edhe funksionarë të tjerë shtetëror nga radhët e kësaj partie.

Por, edhe PDSH-ja si partia e dytë parlamentare shqiptare abstenoi dhe nuk iu bashkëngjit ceremonive për shënimin e kësaj feste.

Politikologu Xhenis Sulimani, thotë se partitë shqiptare me këtë gjest dërgojnë mesazh se ata janë të interesuar vetëm për pagat e tyre që i marrin dhe nuk punojnë në socializimin dhe institucionalizimin e popullit.

“Është tragjike fakti se partitë shqiptare e kanë bojkotuar këtë festë shtetërore edhe atë duke treguar “muskuj patriotik”, e duke e heshtur këtë festë në kuptim se kjo festë u takon vetëm maqedonasve edhe pse është festë shtetërore. Por e dimë se në Maqedoni përveç maqedonasve jetojnë edhe komunitete tjera. Nëse e përfshijmë një fakt mjaftë interesant dhe kyç që është se pikërisht në Kryengritjen e Ilindenit ka pasur shumë protagonist shqiptar që do të thotë se edhe ne jemi pjesë e qeverisë së Ilindenit”, u shpreh politikologu Xhenis Sulimani.

PPD si një nga partitë e para shqiptare nga pluralizmi është e vetmja që uroi qytetarët për këtë festë. Ndërsa, Lëvizja Popullore për Maqedoninë një ditë pas festës akuzoi dy partitë më të mëdha OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në se gëzimin e festës së Ilindenit e shndërruan në turp për Maqedoninë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori