BB7, Katerina: Arditi nuk u nda me Xhulin për mua

Vet ajo hedh poshtë këtë lajm, duke sqaruar raportin e saj me Arditin. Për Katerinën kjo situatë e ka kaluar normalen që në momentin kur situata ka kaluar në kërcënime nga ana e Xhulit. Më tej ish banorja shumë e përfolur e "Big Brother" rrëfen se si u shkatërrua marrëdhënia me ish-mikeshën, Xhulin. Sa i përket Arditit, Katerina shprehet se ai e ka zëvendësuar Xhulin me 100 femra të tjera.
“Xhuli më akuzon mua si përgjegjëse për prishjen e marrëdhënies së saj. Madje kam pasur disa konflikte me të dhe me mamanë e saj. Edhe sot Xhuli më ka telefonuar duke më ofenduar me fjalët më të rënda dhe duke më kërcënuar. Po kjo nuk është më e rënda, më pas edhe mamaja e saj më ka telefonuar duke më thënë fjalë nga më të ndyrat. Ofendonte dhe bërtiste pa fund, madje më shumë se Xhuli, duke sharë si mua ashtu edhe Arditin. Të them të drejtën u habita nga mamaja e saj, pasi nuk ka moshën dhe statusin për një sjellje të tillë. Zgjodha mos të reagoja për respekt ndaj moshës së saj, por e gjitha kjo e ka tejkaluar masën. Unë nga ana ime nuk dua ta zgjas më këtë situatë të pavlerë. Ndaj do t'u thosha atyre vetëm të më lënë të qetë në mos do të përballen me pasojat. Unë kam projektet e mija, qëllimet e mia dhe nuk kam kohë të merrem me Xhulin”.
“Xhuli ka qenë xheloze për miqësinë time me Arditin që brenda në shtëpi. Edhe jashtë kur çifti ishte bashkë, nuk e lejonte Arditin që të më takonte, kjo ka qenë edhe arsyeja pse ishim larguar disi. Ditën që janë ndarë Xhuli më ka shkruar duke më thënë ‘ti paske pritur ndarjen tonë që të hidheshe në krahët e Arditit’. Xhelozinë e saj e kam ndjerë që në fillim”, ka thënë Katerina. /GSH/BW/





























































