LAJMI I FUNDIT:

BB në Kosovë investon mbi 20 milionë euro për bujqësi dhe zhvillim rural

BB në Kosovë investon mbi 20 milionë euro për bujqësi dhe zhvillim rural

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka pritur në një takim menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (ARDP) të BB-së, përmes të cilit investimet në sektorin e bujqësisë do të arrijnë vlerën prej 20.8 milionë euro.

Ministri Rikalo falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, si dhe angazhimin e tyre në shumë projekte të rëndësishme në këtë sektor.

Duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë në kuadër të vazhdimit të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të BB-së, ministri Rikalo theksoi nevojën që kjo mbështetje në kuadër të këtij projekti të shtrihet në sektor të ndryshëm të bujqësisë, duke ndikuar kështu zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë në vend, rritjen e prodhimit dhe motivimin për t’u marrë me bujqësi.


Nga ana tjetër, menaxheri i BB-së, Marco Mantovanelli, vlerësoi zhvillimet e deritashme në avancimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe rikonfirmoi gatishmërinë e BB-së për mbështetjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë përmes projekteve konkrete në kuadër të vazhdimit të projektit për këtë sektor.

Ai ka treguar se përmes këtij projekti katërvjeçar, i cili arrin vlerën prej 20.8 milionë euro, synojnë avancimin e një sektori bujqësor konkurrues, produktiv dhe të qëndrueshëm.

Të dy u pajtuan se suksesi i deritashëm i projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, që zbatohet nga MBPZHR dhe BB, duhet të jetë bazë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Ndryshe, vitin e kaluar Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar marrëveshjen financiare me Bankën Botërore për vazhdimin e Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për katër vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë

Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori