LAJMI I FUNDIT:

Baykar kryen testimet e reja të fluturakes turke pa pilot Akinci B, e armatosur me tërë kapacitetin

Baykar kryen testimet e reja të fluturakes turke pa pilot Akinci B, e armatosur me tërë kapacitetin

Kompania turke Baykar ka njoftuar se me sukses ka testuar fluturaken më moderne pa pilot Akinci, që me tërë kapacitetin është armatosur.

Në fakt kompania Baykar që zhvillon këtë dron, ka shpërndarë në profilin zyrtar në Twitter videon ku shihet droni Akinci B i armatosur me tërë kapacitetin – më saktësisht me nëntë të ashtuquajtura “stacione”, transmeton Telegrafi.

Kjo fluturake turke pa pilot e gjeneratës së re mund të kryej fluturime me disa lloje të municioneve – e gjatë fluturimit testues është përdorur municioni prodhim vendor (turk) Teber-82 dhe MAM-T.


Fluturakja pa pilot më herët ishte testuar me një komplet të Teber-72, që e ka zhvilluar kompania Roketsun.

Kompania turke Baykar më herët kishte kryer më shumë teste të fluturakes pa pilot Akinci – duke theksuar se kjo fluturake ka thyer disa rekorde kur bëhet fjalë për fluturimet e gjata.

Në qershor, Akinci B kreu fluturimin në një kohë prej 20 orëve dhe 23 minuta, dhe kështu kishte arritur të ngjitet në një lartësi prej 13.716 metra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Kalo në kategori