Bayerni synon t’i kthehet fitores në udhëtim te Kolni, formacionet zyrtare

Kolni dhe Bayern Munichu kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Bundesliga.
Bavarezët janë mysafir të Kolnit në takimin e vlefshëm për javën e 22-të në Bundesliga, takim që zhvillohet nga ora 15:30 në Rhein Energie Stadion.
Ekipi i trajnerit Hans Flick vjen në këtë takim nga një barazim ndaj RB Leipzig dhe pret t’i kthehet fitores për ta rikthyer edhe pozitën e parë.
Në anën tjetër, vendasit kanë katër fitore nga pesë ndeshjet e fundit dhe synojnë ta vazhdojnë formën pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mirë të mundshme.
Koln: Horn, Czichas, Hector, Cordoba, Ehizibue, Uth, Drexler, Skhiri, Barnauw, Katterbach, Jakobs.
Bayern: Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Alcantara; Gnabry, Muller, Coman; Lewandowski.
/Telegrafi/



















































