LAJMI I FUNDIT:

Bayerni paguan klauzolën e yllit të Stuttgartit, zyrtarizimi çështje ditësh

Bayerni paguan klauzolën e yllit të Stuttgartit, zyrtarizimi çështje ditësh

Bayern Munich ka bërë goditjen e parë në afatin kalimtar veror, duke përforcuar qendrën e mbrojtjes.

Pas një sezoni dështues ku e përfunduan pa trofe pasi u eliminuan herët nga Kupa e Gjermanisë dhe pastaj humbën titullin e kampionit dhe u mposhtën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Bayerni dëshiron të rikthehet në një skuadër konkurruese.

Pasi ranë dakord për ardhjen e mbrojtësit të Gjermanisë dhe Leverkusenit, Jonathan Tah, i cili do të kalojë në Mynih një vit para skadimit të kontratës me kampionin në fuqi, bavarezët tashmë kanë rënë dakord për një tjetër përforcim cilësor në mbrojtje nga Bundesliga.


Transferimi i radhës i bavarezëve është qendërmbrojtësi japonez i Stuttgartit, Hiroki Ito.

Bild ka raportuar se gjiganti gjerman ka paguar klauzolën e lojtarit e cila ishte prej 30 milionë eurove dhe tanimë ka një marrëveshje personale edhe me lojtarin.

25-vjeçari ka qenë ndër mbojtësit më të mirë në Bundesliga, derisa Stuttgart kishte paguar vetëm 400 mijë euro për transferimin e tij.

Bayerni futet në garë për transferimin e mbrojtësit të Chelseat, është dëshira e parë e Vincent Kompany
Lexo po ashtu Bayerni futet në garë për transferimin e mbrojtësit të Chelseat, është dëshira e parë e Vincent Kompany

Reprezentuesi japonez këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje me fanellën e Stuttgart duke qenë një lider në qendrën e mbrojtjes.

Mediat gjermane kanë raportuar se zyrtarizimi i Itos si lojtar i ri i Bayernit tanimë është çështje ditësh, për mos të thënë orësh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori