Bayerni bën detyrën ndaj Royal Union, bëhet skuadra e dytë që siguron 1/8 e finales në LK

Bayern Munich ka bërë detyrën, teksa në Allianz Arena ka mposhtur skuadrën belge Royale Union SG me rezultat të pastër 2-0.
Përkundër dominimin të madh të vendasve, pjesa e parë nuk solli gola dhe përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin e barabartë 0-0.
Bavarezët e nisën furishëm pjesën e dytë, teksa realizuan dy gola brenda tre minutave.
Harry Kane shënoi në minutën e 52-të pas asistimit nga Olise për 1-0.
Brace within three minutes for Harry Kane! 🥶 pic.twitter.com/pDkdQa8AHj
— FC Bayern (@FCBayernEN) January 21, 2026
Vetëm tre minuta më vonë, sulmuesi anglez shënoi golin e dytë në këtë ndeshje nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2-0.
Në minutën e 63-të, bavarezët mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi Kim Min-Jae u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Me këtë fitore Bayerni ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 18 pikë dhe bëhet skuadra e dytë që siguron fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/





















































