Bayern Munich kthehet me spektakël te fitorja, mposht në shtëpi Bayer Leverkusenin

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Bayer Leverkusen me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të javës së tetë në Bundesligë.
Bavarezët e nisën furishëm ndeshjen duke arritur të shënojnë që në minutën e tretë.
Jamal Musiala asistoi te Leroy Sane që shënoi për 1-0.
Në minutën e 17-të ishte radha e Musiala të shënonte, ku përfitoi nga një pasim i Thomas Muller për 2-0.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Musiala asiston te Sadio Mane, i cili shënoi për 3-0.
Pjesa e dytë ishte më me pak raste, pasi Bayern Munich e kishte siguruar fitore në pjesën e parë.
Krejt në fund bavarezët shënuan edhe njëherë, me Muller që përfitoi nga një gabim i madh i Lukas Hradecky për 4-0.
https://twitter.com/DEANFOOTBALL1/status/1575942498568278017
Pas katër ndeshjeve pa fitore, Bayern Munich kthehet te triumfi dhe tani me 15 pikë gjendet në pozitën e dytë.
Bayer Leverkusen vazhdon ta vuajë fillimin e dobët të sezonit dhe me pesë pikë gjendet në pozitën e 16-të. /Telegrafi/







































