LAJMI I FUNDIT:

Bastisje në tri lokacione në Obiliq, sekuestrohen armë zjarri

Bastisje në tri lokacione në Obiliq, sekuestrohen armë zjarri

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se në tri lokacione të ndryshme janë kryer kontrolle me urdhër të prokurorit të shtetit.

Sipas njoftimit, në stacion nga policia janë shoqëruar tre persona të dyshuar si dhe janë gjetur e sekuestruar dy armë zjarri (njëra jo funksionale).

“Ndaj të dyshuarve janë kryer procedurat e nevojshme policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, është hapur rast për veprën ‘Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’”, thuhet në komunikatën për media.


Tutje bëhet e ditur se dy nga personat e dyshuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që njëri nga ta është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi ka rezultuar se ndaj tij është aktive një urdhëresë e gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori