LAJMI I FUNDIT:

Bastiset Qendra e Paraburgimit në veri të Mitrovicës

Bastiset Qendra e Paraburgimit në veri të Mitrovicës

Qendra e Paraburgimit në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, është bastisur sot nga Policia e Kosovës.

Burime te Gazetës Blic, bëjnë të ditur se aksioni ka ndodhur në mëngjes, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve të Kosovës.


“Sot paradite, me urdhër të drejtorit të burgjeve, është bastisur Qendra e Paraburgimit në pjesën veriore të Mitrovicës”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Bastisja ka përfshirë edhe menaxhmentin e burgut në këtë qytet, kanë treguar këto burime.

Ndërkaq, ashtu siç mëson GazetaBlic, aksioni ashtu si kanisur, ka përfunduar pa ndonjë problem.

“Aksioni është kryer në mënyrë krejtësisht të qetë”, kanë treguar këto burime.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka ndërmarrë edhe disa aksione të tjera javët që lamë pas.