Në plotësim:

Një zyrtar është arrestuar sot nga bastisja që është kryer në Agjencinë Kadastrale në Prishtinë.


Ndërkaq bastisja nga Departamenti i Krimeve Ekonomike është kryer dhe Telegrafi do të ju njoftojë më detajisht rreth këtij aksioni.

Bastisje në Agjencinë Kadastrale

Një bastisje sot është duke u zhvilluar në objektin e Agjencisë Kadastrale në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Shala konfirmoi aksionin duke mos dhënë detaje të tjera, për të cilat tha se do të njoftojnë me kohë.

"Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojme se është duke u zhvilluar një aksion. Për më shumë detaje ju njoftojmë me kohë", ka thënë Shala.

Siç merr vesh Telegrafi hetimi po zhvillohet lidhur me veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare nga Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Telegrafi është munduar të marrë edhe një përgjigje nga Policia e Kosovës dhe është në pritje. /Telegrafi/