LAJMI I FUNDIT:

Basti që i kushtoi me jetë: Piu një shishe me tekila dhe vdiq (Video)

Basti që i kushtoi me jetë: Piu një shishe me tekila dhe vdiq (Video)

Një i ri kishte vënë bast me miqtë, bast ky që i kushtoi me jetë.

Kevin Rafael Mejia 23-vjeç nga Republika Dominikane, kishte vënë bast dy mijë dollarë se do ta pijë një litër tekila në një klub të natës, transmeton Telegrafi.


Fillimisht ai kishte fituar bastin, por pas disa orëve kishte vdekur nga helmimi me alkool, thuhej në raportin e obduksionit të cilin e ka publikuar policia dominikane.

Edhe pse ky i ri pas konsumimit të shishes me tekila dukej në gjendje të mirë shëndetësore siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, situata kishte filluar t’i përkeqësohet disa orë më vonë.

Por edhe pse ishte dërguar me urgjencë në spital, ai ishte raportuar i vdekur me të mbërritur në hyrjen e spitalit. /Telegrafi/