LAJMI I FUNDIT:

Bashkoni gishtat dhe vetëm për dy sekonda mësoni a ju kërcënon kanceri i mushkërive: Testi i cili shpëton jetën!

Bashkoni gishtat dhe vetëm për dy sekonda mësoni a ju kërcënon kanceri i mushkërive: Testi i cili shpëton jetën!

Testi i “shikimit” të gishtave bëhet në atë mënyrë që i bashkoni dy gishtat tregues, me thonj të jenë të kthyer njëri ndaj tjetrit

Kur t’i bashkoni, midis dy pllakave të thonjve do të duhej të ekzistojë hapësirë e lirë, transmeton Telegrafi.

– Nëse nuk ka hapësirë të tillë, ndërkaq gishtat tuaj janë të rrumbullakuar butësisht, atëherë mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje shumë serioze siç janë tuberkulozi, sida, hepatiti apo kanceri i mushkërive, – thekson Ema Norton, nga Kompania internacionale shëndetësore Bupe.


“Nail clubbing” quhet gjendja kur njeriu me rastin e bërjes së testit nuk ka hapësirë të lirë midis dy thonjve.

‘Clubbing’ është në të vërtetë shkurtesa e bërë nga emrat e të gjitha sëmundjeve të cilat potencialisht mund t’i keni nëse nuk e keni vrimën midis thonjve.

– Shumica e njerëzve të cilët kanë karcinomë në mushkëri as që dinë për testin e sipërcekur, mirëpo pikërisht kjo juve ai mund t’ju paralajmërojë për mundësinë e kancerit të mushkërive.

Testin e përdorin ekspertët mjekësorë si metodë të pjesshme të përcaktimit të gjendjes, mirëpo mund ta bëni edhe vetë, sepse zgjat vetëm disa sekonda.

Përse ndodh ënjtja e gishtave te të sëmurët të cilët kanë kancerin e mushkërive?

Në të vërtetë, siç theksojnë shkencëtarët e Universitetit në Lids, sëmundjet siç janë tumoret dhe kanceri shkaktojnë dhjetë herë më shumë prodhim të materies PGE2, e cila ndihmon në qetësimin e përflakjeve në mushkëri, më shumë se që është ajo e nevojshme për trupin.

Lëngu pastaj grumbullohet në maja të gishtave dhe shkakton ënjtjen e tyre. Ajo ënjtje zhvillohet në tri faza – në të parën thonjtë bëhen më të butë, në të dytën shtrembërohen, ndërkaq në të tretën nënkuptohet trashja e fundeve të gishtave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori