LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi kombëtar është i pashmangshëm!

Mendoj që respektimi i fjalës, respektimi edhe i të menduarit ndryshe, janë edhe shtyllë në traditën shqiptare. Kam lexuar shumë mendime ku shihet qartë që shumica është për bashkim kombëtar edhe juridikisht pjesës së ndarë me dhunë të Shqipërisë (Kosovës Arbërisë, Kosovës Lindore, Malësisë dhe Çamërisë), prej pjesës tjetër që me shumë mund gjithë shqiptare e ruajti gjenezën tonë kombëtare, pra me atdheun e shqiptarëve që edhe është identitet kombëtar dhe quhet Shqipëri.

Kosova patjetër duhet të shkoj me modelin e bashkimit të dy Gjermanive. Në fakt është një dallim, që edhe ishte fat për popullin gjerman: edhe për kundrejt fatkeqësive që ky popull pësoi prej nacionalizmit hitlerian, me një qëndrueshmëri të pashoqë e mbrojti identitetin e popullit dhe që të dy shtetet e ndara quheshin Gjermani. Tek ne shqiptarët që tani në një mënyrë edhe pa dashjen e shumicës veç kemi “identitete” të ndryshme: Kosovë dhe Shqipëri. Shqiptarët duhet të punojnë me një dinamizëm shumë të shpejt dhe të hapen shtigjet për bashkim kombëtar, deri sa nuk është bërë vonë. Sa më shpejt që të veprohet dhe të punohet për bashkim kombëtar, aq më lehtë edhe do bashkohemi. Nëse pritet dhe i jepet kohë për shkaqe të ndryshme, do rriten vështirësitë për bashkim kombëtar. Por, bashkimi kombëtar është i pa shmangshëm dhe i domosdoshëm.


Në shoqërinë demokratike gjithherë shumica e ka fjalën, shumica është sovrani, shumica ka fuqinë. Kur analizohen të gjitha këto, atëherë bashkimi kombëtar është dhe e kemi në derë, por duhet të punohet dhe mos t’ju lejohet pseudo patriotëve të manipulojnë shumë për këtë çështje shumë të madhe dhe të domosdoshme. Një është e qartë që bashkimi kombëtar nuk vjen prej pushtetmbajtësve të të dy krahëve…

Me që tani veç kanë filluar ta shijojnë "bajraktarllëkun" (pushtetin), manipulohet shumë prej pushtetarëve për të vetmen arsye që të kenë pushtet. Këta janë të çmendur që shfrytëzuan luftën, shfrytëzuan gjakun e derdhur mbi njëqindvjeçar shqiptar, shfrytëzuan besnikërinë e “shokëve” të tyre, për ta forcuar karrierën e tyre. Ata shkelin mbi virtytet e së kaluarës, të heronjve tanë shqiptarë. Për të justifikuar veten, këta pushtetmbajtësit e të dy Shqipërive (Kosovë- Shqipëri), nuk ngurojnë edhe t’i kenë në gojë dobësitë e të së kaluarës. Fjalën e kam tek pushtetet, qysh prej shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912, e deri më sot. Akuzojnë pushtetin e Ahmet Zogut – ndoshta me të drejt, akuzojnë pushtetin e Enver Hoxhës, ndoshta me të drejt! Nëse pushtetet e kaluara nuk ditën të udhëheqin dhe nuk ditën që të ruajnë Shqipërinë në tërësi, atëherë le të urdhërojnë Sali Berisha dhe Hashim Thaçi le ta bëjnë bashkimin kombëtar.

Bashkimi kombëtar kurrë nuk do vijë as nga Sali Berisha, as nga Hashim Thaçi. Bashkimi kombëtar do vije prej një shoqërie ku interesi kombëtar do jetë mbi atë individual. Atëherë do jemi në një shtet.

Mendoj që pjesa shqiptare e kësaj ane (Kosova), ka vullnet të mjaftueshëm, ashtu si dhe pjesa tjetër e shqiptarëve në Shqipërinë Londineze. Në anën e Shqipërisë Veriore (Kosovë), shihet një forcë e madhe politike me emrin Vetëvendosje, që vepron në drejtim të bashkimit kombëtar. Kam bindjen se nëse Aleancës Kuq e Zi, Vetëvendosje dhe forcat tjera patriotike bashkëpunojnë më ngushtë rreth kësaj çështje, atëherë bashkimi do të bëhet më shpejt sesa që e mendojmë ne.

Në trend

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori