LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi i gjithë shqiptarëve, para anëtarësimit në BE!

Dules, Bollanos, Miles, Berishës, Metës, Ramës dhe të tjerëve parulla “Bashkimi i vetëm është ai i gjithë rajonit në Bashkimin Evropian” u vjen nga i njëjti vend, nga Athina. Pra, duke zbatuar këtë që thonë këta, atëherë i takon të mos bëhet asnjëherë bashkimi i kombit në një territor të vetëm.

Kur Vangjel Dule kthehet nga udhëtimi me itinerar Greqi-Shqipëri u thotë atyre që takon “sapo arrita nga atdheu im”. Dules nuk kemi pse t’i themi “more shtetas shqiptar përse bën politikë antishqiptare”, pasi ai ka të drejtë të mbrojë interesat e kombit të tij. Ai është korrekt në respektimin e standardeve morale. Por, këtyre bashkëkombësve tanë çfarë t’u themi? “Përse s’e doni kombin tuaj”? Edhe në Kosovë e njëjta gjë. Politikanë dhe publicistë prosllavë i bëjnë shumë reklamë kësaj parullës së Dulës. Këto 100 vjet Athina dhe Beogradi kanë ditur të merren me vesh midis njëri-tjetrit, kjo sepse shumë shpesh u janë përputhur interesat gjeopolitike.


Shqiptarët duhet të bashkohen. Procesi i integrimit në një aleancë të përkohshme që është ngritur me qëllimin e vetëm të sheshojë kontradiktën franko-gjermane, nuk nënkupton bashkim të shqiptarëve. Gjermania fare mirë mund ta realizonte bashkimin e saj, që edhe i ishte ndaluar de jure, duke pritur edhe ajo, Republika Federale e Gjermanisë, që pjesa tjetër, Republika Demokratike e Gjermanisë, të demokratizohej, dekomunistizohej, të arrinte nivelin ekonomik të pjesës tjetër, të sheshoheshin diferencat që kishin lindur midis dy pjesëve gjatë kësaj periudhe ndarje… Por, jo. Gjermania zgjodhi për bashkimin e saj, rrugën më të shpejtë, më të drejtë, më të pastër, më humane, më ligjore, para së cilës edhe kundërshtarët më të rreptë të bashkimit të saj, Britania e Madhe e Theçerit dhe Franca e Miteranit, nuk kishin çfarë të bënin. Sepse, bashkimi i Gjermanisë u krye në bazë të vullnetit të lirë të gjermanëve.

Dhe, si u krye?

Populli çau murin dhe në mënyrë plebishitare u bashkua, u përqafua. Si mund ta ndalonte Britania e Madhe dhe Franca? Të njëjtën strategji duhet të ndjekë edhe bashkimi shqiptarë, vullnetin e popullit. Referendum. Nëse shqiptarët votojnë pro, nuk ka Evropë që i ndalon. Nëse serbët e Bosnjës duhet të bashkohen me Serbinë, le të bashkohen. Referendumi për bashkim kombëtar duhet të vlejë jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe për pjesën shqiptare të Arbërisë (Maqedonisë), Kosovën Lindore (Lugina e Preshevës), Malësinë (Malit të Zi), pak më vonë edhe Çamërinë, se a duan të bashkohen në një shtet të vetëm shqiptar, apo jo!

Bashkëshorti i Kancelares Angela Merkel, pyetjes se cila ishte dita më e gëzuar e jetës së tij, iu përgjigj: Dita e bashkimit të Gjermanisë. Këto janë ditët që definojnë jetën e një kombi, jo ditët e anëtarësimit në aleanca të përkohshme dhe pa një të ardhme të qëndrueshme. Kombet u kanë qëndruar vështirësive. Aleancat ekonomike dhe politike janë fluide dhe ngritën edhe në bazë interesash ekonomike, të besimit, pse jo edhe racore.

Në trend

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi
Kalo në kategori