LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë sanksionet ndaj Rusisë edhe për gjashtë muaj të tjerë, me arsyetimin se destabilizon Ukrainën.

Këshilli Evropian njoftoi se ka vendosur të zgjaste sanksionet kundër Rusisë deri më 15 mars të vitit 2022, siç thuhet, mbi kërcënimet e Rusisë ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.

Në njoftim thuhet se pasuritë e 177 personave u ngrinë dhe u vendos ndalimi i udhëtimit, ndërsa sanksione u vendosën edhe për 48 kompani dhe institucione.

Rusia aneksoi ilegalisht Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin e Sevastopol në mars të vitit 2014.

Pas aneksimit të Krimesë në Rusi dhe ngjarjeve në Ukrainën lindore, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende vendosën sanksione të ndryshme ndaj Rusisë. /AA/