LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi dhe Prishtina përballen sërish në konkurrencën e femrave në basketboll

Bashkimi dhe Prishtina përballen sërish në konkurrencën e femrave në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Sot (e enjte) Bashkimi dhe Prishtina do të përballen sërish, por kësaj radhe në kuadër të EBC Superligën e Femrave. Këto dy skuadra u sfiduan edhe javën e kaluar në finale të Kupës së Kosovës, ku fitore shënoi skuadra prishtinase dhe fitoi Kupën.

Por, në EBC Superligën e Femrave, vashat prizrenase kanë 11 fitore dhe vetëm një humbje, kurse vashat prishtinase tetë fitore dhe katër humbje.

Takimi pritet të jetë interesant, ashtu siç ka qenë në vitet e fundit kur janë përballur këto dy skuadra. Kujtojmë se gjatë këtij edicioni këto dy skuadra shkuan në katër vazhdime, një rekord për basketbollin e femrave në Kosovë.


Vëllaznimi-Penza po ashtu është një sfidë interesante me të dy skuadrat që synojnë të renditen sa më lartë. Vashat nga Gjakova kanë nëntë fitore dhe tri humbje, kurse ato nga Penza, gjashtë fitore dhe gjashtë humbje.

Dueli i fundit do të jetë mes Kastriotit dhe Trepçës, ku të të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe 11 humbje.

Java 13

E enjte

18:00 Vëllaznimi – Penza

19:00 Bashkimi – Prishtina

E premte

13:00 Kastrioti – Trepça

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori