Bashkim për bashkimin
Vullneti i qytetarëve shqiptarë për bashkim kombëtar në masë të madhe është i papërfaqësuar politikisht. Projekti për bashkimin kombëtar është hendeku më i madh politik që i ndanë politikanët prej qytetarëve. Shumica e politikanëve shqiptarë po orvaten që kërkesat për bashkim kombëtar t’i mbajnë sa më larg institucioneve shtetërore. Mirëpo, këto përpjekje të këtyre politikanëve gjithnjë e më shumë po bëhen dëshpëruese. Organizata politike dhe intelektuale në trojet shqiptare janë duke u organizuar në forma të ndryshme për një qëllim të njëjtë. Dhe ky qëllim është bashkimi i trojeve autoktone shqiptare në një shtet të vetëm.
Në këtë vit dhe në këtë muaj bëhet një shekull i plotë i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Një vit më vonë, pas shpalljes së pavarësisë, shteti shqiptar padrejtësisht u copëtua territorialisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Fuqitë e mëdha para një shekulli, për interesat e tyre e përligjen një pjesë të madhe të pushtimit të shteteve fqinje që i kishin bërë Shqipërisë në atë botë. Që nga ajo kohë, përpjekja dhe rezistenca sistematike e shqiptarëve ka rezultuar vetëm me çlirimin e Kosovës nga okupatori serb. Tash duhet që Kosova dhe Shqipëria t’i bashkojnë shtetet e tyre në mënyrë që ta bashkojnë kombin tonë. Ky bashkim nuk mund të bëhet kurrë, nëse nuk kemi politikanë me moralë dhe ideal të lartë në të dyja qeveritë shqiptare.
Qendrat politike ndërkombëtare, sikurse në shekujt e kaluar, janë të interesuara për ruajtjen e stabilitetit dhe gjendjes ekzistuese në rajon në kurriz të shqiptarëve. Duke u nisur nga ky fakt, çdo nismë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, mbase edhe mund të prodhojë deklarata mospajtuese nga ndërkombëtarët. E drejta dhe vendosmëria e dy shteteve për bashkim, do t’i detyronte ndërkombëtarët që së paku të mos e kundërshtojnë një gjë të tillë. Nuk ka ligj me karakter ndërkombëtar që i ndalon dy shtete të pavarura të bashkohen në një shtet, sigurisht nëse ato e duan një gjë të tillë. Prandaj, çdo vendim i dy vendeve tona, duhet të respektohet nga secili vend i botës.
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të garantonte faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan. Një shtet i bashkuar shqiptar do të kthente dinjitetin dhe respektin e munguar në raport me vendet e rajonit dhe më gjerë. Bashkimi i resurseve të dy shteteve tona do të krijonte mundësi reale për zhvillim ekonomik. Me kapacitetet e dy vendeve që kanë në fushën ekonomike, kulturore dhe intelektuale, pashmangshëm do të kishim një zhvillim të hovshëm dhe stabil. Një zhvillim i përbashkët do të na dërgonte shumë më shpejtë në Bashkimin Evropian.
Politikanët shqiptarë, mosgatishmërinë e tyre për bashkim kombëtar po e justifikojnë me integrimet e mundshme evropiane. Shumë herë i kemi dëgjuar frazat e njëjta nga politikanët e ndryshme, se ne shqiptarët do të bashkohemi në Bashkimin Evropian. Nëse ne nuk kemi nevojë që të bashkohemi ndërmjet vete, atëherë pse po u dashka të bashkohemi me të tjerët. Bashkimi kombëtar nuk mund zëvendësohet asnjëherë me Bashkimin Evropian, sepse ne kemi shumë nevojë edhe për njërën e edhe për tjetrën. Bashkimi kombëtar do ta bënte më të fuqishëm dhe më konkurrues kombin tonë, ndërsa Bashkimi Evropian do ta bënte të barabartë kombin tonë me kombet e tjera evropiane.
Politikanët shqiptarë që po i udhëheqin shtetet shqiptare, kanë dëshmuar që janë pengesë për bashkimin kombëtar. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është mbërthyer në negociatat me Serbinë për ndarjen e Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Greqinë, e cila ia fal asaj një pjesë të ujërave detare të Shqipërisë. Përveç këtyre, të dy kryeministrat janë të përfshirë në afera të ndryshme korruptive.
Me kryeministra shqiptarë që janë skajshmërisht inferiorë në raport me ndërkombëtaret dhe thellësisht të korruptuar në qeverisje, nuk mund të ketë as bashkim dhe as zhvillim për kombin tonë. Këta kryeministra janë pikërisht e kundërta e politikanëve dhe atdhetarëve shqiptarë të kohës së Lidhjes së Prizrenit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
Përvjetori i 100-të i pavarësisë së Shqipërisë duhet të na frymëzojë edhe më shumë për të punuar në realizimin e plotë të këtij projekti gjithëkombëtar. Ky përvjetor jubilar nuk duhet që të kaloj vetëm me festime e zbavitje. Data historike e 28 Nëntorit duhet të shërbejë si ngjarje e bashkimit të të gjitha strukturave shoqërore dhe koordinimit të hapave të tyre të mëtejshëm për bashkim kombëtare.
Paraardhësit tanë nuk reshtën kurrë së vepruari për ta bërë Shqipërinë dhe shqiptarët të lirë dhe të bashkuar. Ata sakrifikuan gjithçka që ne të kemi një komb dhe një jetë më të mirë. Tash është koha që edhe ne të bëjmë më të mirën për vendin tonë dhe për pasardhësit që do të vijnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak