LAJMI I FUNDIT:

Bashkësitë më të vogëla në Maqedoni, me kanal të vetin në servisin publik

Bashkësitë më të vogëla në Maqedoni, me kanal të vetin në servisin publik

Me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale parashihet hapja e kanalit të katërt në servisin publik radiodifuziv, i cili do të duhet t’i përfshijë mevojat mediale të bashkësive më të vogla në Maqedoni.

Servisi publik radiodifuziv do të ketë programin e parë në gjuhën maqedonase, kanalin kuvendor, kanalin e tretë me 24 orë program në gjuhën shqipe dhe kanalin e katërt, ku do të emetoheshin programe në gjuhën turke, rome, serbe, boshnjake dhe vllehe, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Redaksitë e programeve të bashkësive më të vogla përballen me numër më të madh problemesh gjatë realizimit të përmbajtjeve programore. Erdem Ahmet, gazetar në redaksinë në gjuhën turke në RTVM sot theksoi se maksima “Një shoqëri për të gjithë” do të duhej të vlente për pjesëtarët e bashkësive më të vogla në vend, sepse edhe bashkësia shqiptare tashmë ka program dhe televizione të cilat emetojnë 24 orë program.

Ai foli në emër të pesë redaksive të bashkësive më të vogla në tryezën e rrumbullakët “Sfida dhe rruga para nesh në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të redaksive të servisit publik në gjuhët e bashkësive” që u mbajt në organizim të OSBE-së.

Ministrat e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe i Komunikimeve dhe llogaridhënies, Robert Popovski e theksuan angazhimin e Qeverisë për zgjidhje të problemeve në servisin publik radiodifuziv dhe theksuan se me rëndësi të posaçme është prëforcimi i RTVM-së, ndërkaq formimi i kanalit të ri sfidë./Telegrafi/