Bashkësia ndërkombëtare kërkon dënimin e sulmuesve në Kuvendin e Maqedonisë (Video)
SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe OSBE-ja, e kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe dënimin e autorëve.
“Fuqishëm e dënojmë sulmin e organizuar ndaj Kuvendit më 27 prill… Sulmi ndaj një institucioni shtetëror, i cili paraqet zemrën e demokracisë, është sulm ndaj vetë demokracisë. Presim që këto vepra penale të hetohen në mënyrë sa më të shpejtë, organizatorët dhe autorët e sulmit të sillen para drejtësisë dhe Gjyqësori të veprojë në mënyrë të pavarur”, shkruan REL.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mbeten të përmbajtur, t’u shmangen provokimeve dhe të mbeten të qetë. Dhuna nuk është mënyra për përparimin e shtetit apo shoqërisë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të delegacionit të BE-së në Shkup, Ambasadës Amerikane, misioni i OSBE-së dhe zyra e NATO-s.
Ndërkohë, organet e rendit nuk kanë dhënë informacione rreth arrestimit apo numrit të dyshuarve për dhunën ndaj deputetëve gjatë ndërhyrjes së protestuesve dy ditë më parë në Parlamentin e Maqedonisë.
Nga Prokuroria publike në Shkup thonë se janë në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme për identifikimin e pjesëmarrësve në trazirat që ndodhen në institucionin ligjvënës, por deri në këtë moment nuk është bërë ende asnjë kualifikim të veprave të kryera nga pjesëmarrësit gjatë pushtimit të hapësirave të Kuvendit.
Në lidhje me numrin e personave të ndaluar, Prokuroria Publike nuk ka dhënë asnjë detaj siç kanë thënë për shkak të hetimeve të mëtejshme që po ndërmerren.
Zyra e Prokurorit Publik bën me dije se publiku do të njoftohet sapo të jenë krijuar kushtet dhe kur prokurorët publik kompetente të kenë vërtetuar faktet.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë thotë se mbetet në informacionet e kumtuara gjatë ditës së premte se janë arrestuar 8 persona, të cilët kanë ushtruar dhunë në Parlamentin e Maqedonisë dhe i mbetet Prokurorisë.
Nga ky dikaster, edhe kundrejt insistimit të Radios Evropa e Lirë, nuk kanë dashur të japin hollësi nëse zgjerohet rrethi i hetimeve të personave të përfshirë në ushtrimin e dhunës në Parlamentin e Maqedonisë.
Një ditë pas dhunës së ushtruar nga ana e protestuesve, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i së bashku me Zijadin Selën e Aleancës për Shqiptarët ishin ndër më të dhunuarit fizikisht tha se protestuesit kishin për qëllim vrasjen e tij, por edhe të deputetëve tjerë.
Deputeti Muhamed Zekiri nga partia e Zaevit për Radion Evropa e Lirë thotë se mos arrestimi i atyre, të cilët ushtruan dhunë ndaj deputetëve të shumicës parlamentare dëshmon se në tërë incidentin e dhunshëm janë të përfshirë zyrtarë të lartë të dikasterit të policisë.
“Policia dhe zyrtarë të ndryshëm brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë kanë shfrytëzuar një numër të caktuar të protestuesve që me maska të sulmojnë deputetët dhe njëherësh të mbeten të pandëshkuar”.
“Pikërisht mendoj se ky është shkaku kryesor se pse ende nuk janë arrestuar autorët kryesorë për atë incident të tmerrshëm që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë dy ditë më parë”.
“Nuk duhet harruar se nuk duhet arrestuar vetëm protestuesit, që u futën me dhunë në Parlament dhe për të cilët ka shumë incizime, por duhet të arrestohen edhe ata zyrtarë të dikasterit të policisë, të cilët nuk kanë reaguar për të parandaluar një gjë të tillë, si dhe ata të cilët kanë dhënë urdhër dhe kanë komanduar gjithë atë aksion”, thotë Zekiri.
Uranija Piovska, kryetare e Komitet të Helsinkit, për Radion Evropa e Lirë thotë se është shumë lehtë të ndriçohet rasti i së enjtes i ushtrimit të dhunës në Parlamentin e Maqedonisë, sepse siç vlerëson ajo, përgjegjësia për këtë akt vandalizmi qëndron te sulmuesit, organizatorët e protestës.
Sidomos, thotë ajo, te punonjësit e policisë që ishin të pranishëm si dhe tek eprorët e tyre, sepse në bazë të Ligjit për Policinë, përgjegjësia qëndron te Byroja për siguri publike, që menaxhohet nga Mitko Çavkov.
“E shqyrtojmë mundësinë që Komiteti i Helsinkit të ngrejë padi penale ndaj atyre që vlerësojmë se janë përgjegjës zhvillime e dhunshme në Parlamentin e Maqedonisë . Autorët e krimit duhet të përgjigjen para drejtësisë dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë për të mos i hapur rrugë shfaqjes së veprimeve të dhunshme në të ardhmen”, vlerëson Piroska.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Rrjetet sociale po marrin jetët e fëmijëve
“The Wall Street Journal”: Harrojeni Italinë, ja pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës i turistëve të zgjuar
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj