Bashkëshortja tërheqëse e Pickford që ka udhëtuar në Katar për ta mbështetur portierin e Anglisë

Jordan Pickford është i njohur si hero në futbollin anglez, por ai është i pasur edhe në jetën private.
Bashkëshortja e tij, Megan Davison, është rregullisht e pranishme në ndeshjet e portierit, ndërsa aktualisht është duke e mbështetur burrin e saj në Katar.
Kush është Megan Davison?

Megan, e cila është gruaja e portierit të Anglisë, ka diplomuar në Universitetin e Sunderlandit në vitin e kaluar.
Çifti është takuar që në shkollë dhe janë së bashku që nga mosha 14 vjeçare.

Pas transferimit të Pickford te Evertoni, ajo u zhvendos me të në qytetin e Liverpulit në vitin 2017.
Bukuroshja ka udhëtuar drejt Katarit për ta mbështetur partnerin e saj në Kampionatin Botëror dhe është parë në tribuna me fanellën e Anglisë.

Kur nuk bën tifo për bashkëshortin e saj, ajo është aktive edhe në Instagram me postimin e imazheve tërheqëse.

A kanë fëmijë
Ata janë prindër të një djali.
Megan e solli në jetë fëmijën e parë të çiftit më 17 shkurt të vitit 2019 dhe e pagëzuan me emrin Arlo George. /Telegrafi/



























































