LAJMI I FUNDIT:

​Bashkëshortja e Jakup Krasniqit flet për bastisjen në shtëpinë e tyre

​Bashkëshortja e Jakup Krasniqit flet për bastisjen në shtëpinë e tyre

Nga ora 06:00 e mëngjesit shtëpia e Jakup Krasniqit në Prishtinë është bastisur nga njësitet, ndërsa këto bastisje janë konfirmuar edhe nga Gjykata Speciale.

Pak më parë jashtë shtëpisë ka dalë bashkëshortja e Krasniqit, Sevdije Krasniqi.

Bashkëshortja e Krasniqit ka treguar se gjendja e familjarëve brenda shtëpisë është e mirë, derisa bënë të ditur se ende po vazhdon bastisja.


Operacioni i Gjykatës Speciale, vazhdon bastisja në shtëpinë e Jakup Krasniqit
Lexo po ashtu Operacioni i Gjykatës Speciale, vazhdon bastisja në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Siç njofton KP, njësitet e EULEX bashkë me Policinë e Kosovës po qëndrojnë edhe në fshatin Negrovc të Drenasit që është edhe vendlindja e Jakup Krasniqit.

EULEX-i është në pritje të familjarëve të Jakup Krasniqit nga Prishtina, në mënyrë që të mund të hapë shtëpinë në fshat dhe të fillojë bastisjen.

Ndryshe, operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).