LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshortja e Emirit të Katarit është shfaqur në tribuna dhe të gjithëve u ka mbajtur leksion stili

Bashkëshortja e Emirit të Katarit është shfaqur në tribuna dhe të gjithëve u ka mbajtur leksion stili

Moza bint Nasser  gëzon famën e njërës ndër gratë më të bukura në Emirate, madje me arsye të fortë

Kjo bukuroshe 63-vjeçare është nënë e 7 fëmijëve, gjyshe e disa nipërve, bashkëshorte e Emirit të Katarit dhe grua e cila është një shembull i vërtetë i elegancës dhe stilit.


Këtë gjë e ka treguar edhe këtë herë kur u shfaq në ndeshjen e futbollit Gana – Portugalia, e cila u luajt në Kampionatin Botëror të Futbollit në Katar, transmeton Telegrafi.

Moza shpesh kombinon stilin tradicional me stilin modern, dhe atë që veshi kur u shfaq në stadium të enjten ishte dizajnuar nga vetë ajo, ndërsa brendi i Katarit “Jabador” bëri përpjekje për ta kthyer idenë e saj në një kombinim perfekt të modës.

Ajo i ka gëzuar të gjithë edhe këtë herë kur u shfaq në këtë ngjarje publike dhe për këtë rast ka kombinuar dy nuanca të së kaltrës dhe ka treguar edhe që është mbretëresha e glamurit dhe stilit.

Një fustan i reduktuar në stilin e një zonje kombinohej në mënyrë të përsosur me një pelerinë luksoze.

Përndryshe, për stilin e zonjës së parë të Katarit ka shkruar edhe e famshmja “Vogue”, e cila e ka përfshirë në pesë femrat më të veshura në botë. “Vanity Fair” e quajti atë zonjën e veshur më mirë me gjak blu, ndërsa për Julien Macdonald, ajo është Jackie Kennedy e dytë.

Disa burime pohojnë se pasuria e vërtetë e modës fshihet në rezidencën e saj.

Në galerinë e mëposhtme kemi përzgjedhur disa nga publikimet e saj me të cilat ka mahnitur të tjerët:

profimedia

/Telegrafi/