LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi ekonomik në qendër të vizitës së ambasadorit turk në birrarinë Peja

Bashkëpunimi ekonomik në qendër të vizitës së ambasadorit turk në birrarinë Peja

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ka vizituar Birrarinë Peja, ku u mirëprit nga pronari Blerim Devolli. Diskutimi i tyre u fokusua në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e eksporteve të birrës kosovare në tregun turk. 

Takimi u shënua me diskutime rreth mundësive të reja të bashkëpunimit dhe zgjerimit të lidhjeve tregtare me bizneset turke.


Në këmbim të ideve me përfaqësuesit e birrarisë, Ambasadori Angili vlerësoi bashkëpunimin aktual dhe u shpreh optimist për të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike. Ai shprehu mbështetjen e ambasadës për fushata dhe projekte që do të promovojnë e do të forcojnë edhe më tej këtë partneritet. 

Vizita e Ambasadorit Angili në Birrarinë Peja është një dëshmi e angazhimit të Turqisë në Kosovë dhe synon të hapë rrugë për një bashkëpunim edhe më të ngushtë mes biznesit lokal dhe investitorëve turq, teksa Kosova vazhdon të rritë profilin e saj si një partner i besueshëm tregtar në rajon.