LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunim i mirë mes komunës, policisë dhe KFOR-it në Mitrovicë

Bashkëpunim i mirë mes komunës, policisë dhe KFOR-it në Mitrovicë

Bashkëpunimi i deritashëm ndërmjet Komunës së Mitrovicës, KFOR-it dhe policisë, është vlerësuar lart sot gjatë një takimi mes kryetarit Agim Bahtiri, komandantit të Detashmentit të Përbashkët Rajonal-Veri të KFOR-it, kolonel Martin Schuler, si dhe komandantit të stacionit jugor të policisë, kapiten Ahmet Gjosha.

Që të tre bashkëbiseduesit u dakorduan se në të gjitha rastet, bashkëpunimi ndërmjet këtyre institucioneve në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës dhe në shërbim të tyre, ka qenë shumë i mirë, efikas dhe i suksesshëm.


Kësaj radhe, në fokus të bisedës ishte angazhimi i përbashkët për inspektimin dhe në rast nevoje edhe meremetimin e urës dytësore mbi lumin Sitnicë, afër urës kryesore në hyrje të tunelit, para restorantit “Vila Lux”.

Komandanti Schuler tha se është e nevojshme që kësaj ure, të ndërtuar nga KFOR-i t’i bëhet një inspektim nga ekspertët dhe në bazë të vlerësimeve të tyre, të ndërmerren masa për meremetimin e saj eventual.

“Ekspertët tanë, bashkë me ata të FSK-së, por nën mbikëqyrjen e KFOR-it, do të bëjnë inspektimin e urës, për të parë gjendjen e saj nga aspekti i sigurisë. Nëse ekspertët konstatojnë se janë të nevojshme aktivitete për renovimin e saj, atëherë ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Për inspektimin e urës është e domosdoshme që ajo të ndalohet për qarkullim dy ditë radhazi, ndërsa po qe i nevojshëm meremetimi i saj, atëherë duhen më shumë ditë, prandaj jemi këtu që të kërkojmë mendimin dhe mbështetjen tuaj, në mënyrë që bashkërisht ta kryejmë këtë punë”, tha Schuler.

Ndërsa, kryetari i Komunës Agim Bahtiri dhe komandanti i Stacionit jugor të policisë, Ahmet Gjosha, mirëpritën iniciativën e KFOR-it për inspektimin dhe meremetimin eventual të urës së lartpërmendur.

Ata thanë se janë të gatshëm në çdo kohë, kur KFOR-i vendos të veprojë në këtë drejtim, të përmbushin kërkesat që kanë për krijimin e kushteve për inspektim dhe renovim të urës nëse ka nevojë.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori