LAJMI I FUNDIT:

Bashkëmoshatarët e tallnin për shkak të dhëmbëve duke e quajtur “djaloshi lepur”, pas ndërhyrjes kirurgjike gjërat ndryshuan plotësisht (Foto/Video)

Bashkëmoshatarët e tallnin për shkak të dhëmbëve duke e quajtur “djaloshi lepur”, pas ndërhyrjes kirurgjike gjërat ndryshuan plotësisht (Foto/Video)

Pesë vite më parë Evan Hill, vogëlushi nga Zelanda e Re, njihej kryesisht me nofkën “djaloshi lepur”, pasi këtë epitet e kishte fituar për shkak të dy dhëmbëve të parë që ngjasonin shumë me të lepurit, dhe kështu bashkëmoshatarët e tallnin për këtë.

Katër dhëmbët e parë të djaloshit ishin aq të mëdhenj sa që nuk mund ta mbyllte gojën, kurse prindërit e tij nuk kishin para të mjaftueshme që t’i sigurojnë një ndërhyrje kirurgjike dentare, e cila do t’ia rikthente buzëqeshjen këtij djali, transmeton Telegrafi.


Nëna e tij ka pranuar se e kishte shqyrtuar si mundësi ta vë në hipotekë shtëpinë, që të mund të mbulonte shpenzimet e operacionit të birit.

Por në ato moment tregimi i Evanit u bë viral, dhe nga të gjitha anët e botës filloi t’i vjen përkrahja por edhe shumat e majme të hollave.

Mijëra njerëz nga Zelanda e Re, filluan t’i dërgojnë para Evanit në mënyrë që të mund t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

Operacioni i tij ka kushtuar plot 100 mijë dollarë, kurse shuma e parave të grumbulluara ishte më e madhe.

Dhe pas pesë viteve vizita të vazhdueshme tek dentisti dhe kirurgu, Evanit më në fund i janë hequr protezat dhe tani me krenari mund t’i tregojë dhëmbët derisa qesh. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Pronari ishte shtrirë i sëmurë në shtrat - qeni 'kujdeset' për shefin e tij

Pronari ishte shtrirë i sëmurë në shtrat - qeni 'kujdeset' për shefin e tij

Fun
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Interesante
Qeni që “prish” çdo pozë është bërë sensacion në rrjete - shikoni njëzet perlat më të mira

Qeni që “prish” çdo pozë është bërë sensacion në rrjete - shikoni njëzet perlat më të mira

Interesante
Kalo në kategori