LAJMI I FUNDIT:

Basha takim urgjent me drejtuesit kryesor të PD pas lajmit për vëzhgim nga policia

Basha takim urgjent me drejtuesit kryesor të PD pas lajmit për vëzhgim nga policia

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur mesditën e sotme drejtuesit e PD-së dhe të grupit parlamentar pas lajmit për vëzhgim e paligjshëm nga policia të atij dhe familjes.

Burimet bëjnë me dije se në takimin urgjent janë të pranishëm nënkryetarët e PD, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, nënkryetarët e Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka dhe deputetet Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji.


Reagimi i Partisë Demokratike vjen pas lajmit se Lulzim Basha dhe familja e tij janë duke u mbajtur nën vëzhgim nga policia, me urdhër të Ministrit Fatmir Xhafaj që prej skandalit me audio-përgjimin e vëllait të Ministrit Agron Xhafaj. /Telegrafi/