LAJMI I FUNDIT:

Basha: Rama po sjell sirianë që Evropa t’i harrojë drogën

Basha: Rama po sjell sirianë që Evropa t’i harrojë drogën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në Parlament se kryeministri Edi Rama është vetofruar për të sjellë në Shqipëri 600 mijë sirianë me shpresën që Evropa t’i harrojë drogën.

“Po merr sirianë që t’i harrojë Evropa drogën dhe korrupsionin e qeverisë së tij”, deklaroi Basha, i cili nuk e lëshoi foltoren e Kuvendit, shkruan TCH.


Të mërkurën, një deklaratë e zv/ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj, për televizionin gjerman ZDF, në lidhje me kapacitetet e Shqipërisë për të pritur emigrantët, u kthye në temë debati në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ku opozita akuzoi qeverinë se do të sjellë në Shqipëri 600 mijë refugjatë sirianë.

“Shqipëria do të kthehet në një vend ku do të mblidhen terroristë pikë së pari. Është trafik qeniesh njerëzore që po përgatit Edi Rama. Do të kesh mall që të shohësh shumicë shqiptare. Shumica do të jenë pakistanezë, irakianë, iranianë dhe sirianë. Shqiptarët do të kthehen në pakicë. Nuk do të ketë vend më për shqiptarët”, tha deputeti demokrat Flamur Noka.

Ndërsa socialistja Elona Gjebrea deklaroi: “Në mënyrë absolute nuk duhet të krijojmë panik për situata që nuk ekzistojnë dhe për situata për të cilat Këshilli i Ministrave është shprehur qartë. Bëhet fjalë që të përgatitemi për kapacitetet që kemi. Nuk do të presim 600 mijë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori