LAJMI I FUNDIT:

Basha i premton Hotit se do ta heq taksën në Rrugën e Kombit kur PD të vijë në pushtet

Basha i premton Hotit se do ta heq taksën në Rrugën e Kombit kur PD të vijë në pushtet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mori sot premtimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se kur ai të vije në pushtet do ta heq taksën në Rrugën e Kombit.

Hoti falënderoi Bashën për mirëpritjen teksa shtoi se në takim kanë biseduar edhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Biseduam për sfidat që kemi si qeveri dhe planin tonë për rimëkëmbjen ekonomike dhe qasjen që e kemi karshi situatës së krijuar në Kosovë, dëgjuam këshillat e kryetarit Basha dhe të Partisë Demokratike. Kemi ndarë të gjitha shqetësimet që duhet të adresojmë si dy shtete dhe unë kam zotimin e zotit Basha që ajo taksë do të hiqet”, ka thënë Hoti.


Ndërsa, Basha theksoi se heqja e taksës në Rrugën e Kombit do të jetë një nga vendimet e ditëve të para të qeverisë së ardhshme.

“Premtimi im qëndron. Do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, heqja e taksës e Rrugës së Kombit. Sikundër, i kam kërkuar kryeministrit Hoti të bëjmë gjithçka për të ndihmuar sado pak turizmin në këtë kohë të vështirë. Sot paradite kam qenë në Velipojë, gjatë gjithë javës kam vizituar vijën bregdetare dhe kam parë situatën shumë të rëndë të turizmit, që përbën ¼-ën e ekonomisë shqiptare. Të vetmit turistë që takova janë nga Kosova”, deklaroi ai.

Ndryshe, Hoti sot ka takuar edhe  presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori