LAJMI I FUNDIT:

Basha: Populli do të qëndrojë në shesh derisa të marr fatin në dorë

Basha: Populli do të qëndrojë në shesh derisa të marr fatin në dorë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar përshkallëzimin e protestës në Tiranë, por ka shmangur komentet për reagimin kundër dhunës, të komunitetin ndërkombëtar, duke thënë se populli do të qëndrojë në protestë, për të marrë në dorë fatet e tij.

“Siç e patë edhe ju, në veçanti ju që e njihni punën e policisë, patë një hapje të menjëhershme dhe të çuditshme të gardhit të oficerëve të policisë, që mbronin perimetrin e kryeministrisë. Kjo është qartësisht pjesë e një plani për të provokuar futjen e protestuesve në selinë e Kryeministrisë, sepse në asnjë rast policia dhe gardhi policor, edhe kur kanë presion shumë më të madh, nuk hapet në këtë mënyrë. Pra ka pasur një skenar të mirëmenduar madje të paralajmëruar nga Edi Rama, për të çuar në dhunë dhe konfrontim. Ne qëndrojmë në krah të tyre dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të qytetarëve deri në fund”, deklaroi Basha.


Ai ka bërë të ditur se qytetarët janë thirrur nga opozita në protestë me një qëllim të qartë politik për një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

“Ju e dini fare mirë se si organizohen protestat e dhunshme. Asnjë prej protestuesve këtu nuk erdhi për të kryer akte dhune. U bëj thirrje të gjithë efektivëve të policisë të ruajnë qetësinë sikundër u bëj thirrje qytetarëve të vazhdojnë të rrinë të bashkuar për të drejtat e tyre”, porositi Basha. /Telegrafi/