LAJMI I FUNDIT:

Basha pajtohet me Metën për grusht shtet: Shkatërrimi i kushtetutës përballet me rezistencën qytetare

Basha pajtohet me Metën për grusht shtet: Shkatërrimi i kushtetutës përballet me rezistencën qytetare

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbështetur presidentin Ilir Meta për një grusht shtet.

Në një konferencë për media, Basha tha se kush dëmton Kushtetutën do të përballet me rezistencën qytetare.


“Kapja e Gjykatës Kushtetuese është objektiv i Edi Ramës. Ramës i duhet Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm. Ky është, sic e cilëson Presidenti një grusht i pastër institucional shteti. Nuk bëhet me tanke, por me shërbëtore të bindur të qeverisë. Ne do të marrim çdo vendim, duke i bërë thirrje çdo qytetari që hapa të tillë që shkatërrojnë themelin e demokracisë, kushtetutën të ndeshen me bashkimin më të madh qytetar dhe me rezistencën më të madhe qytetare. Kur bie kushtetuta çdokush është i rrezikuar”, tha Basha.

Ai tha se udhërrëfyesi evropian është instrumenti për të dalë nga kriza.

“Me zgjedhje të lira dhe të ndershme sa më parë, që mund të arrihen duke përfunduar reformën zgjedhore dhe duke i dhënë shqiptarëve besimin dhe mekanizmin se këto zgjedhje do të garantojnë që këto probleme mos manifestohen më”, shtoi ai. /Ora News/