Kryetari i Partisë Demokratike (PD) Lulzim Basha në një prononcim për mediat tha se aksioni i arrestimit të kokave të policisë së Vlorës është dekonspiruar nga Fatmir Xhafaj, me “porosi të Edi Ramës”.

“Një gjë ju them me siguri që dekonspirimi i aksionit për arrestimin e kokave të policisë është bërë nga Fatmir Xhafaj, me porosi të Ramës për të mbrojtur këta njerëz dhe Saimir Tahirin. Arsyeja është e qartë. Edi Rama nuk mund të lejojë arrestimin e njerëzve që mund të luanin rol në inkriminiminj e drejt për drejtë të Sajmir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës. Pas një studimi të hollësishëm do i bëhen të ditur medias dhe publikut që policia e shtetit dhe ministri ka funksionuar si një organizatë kriminale”, tha Basha.

Reklama
Reklama

Ai thotë se emergjencë kombëtare është lufta kundër krimit të organizuar dhe dekriminalizimit të qeverisë, dhe për kreun e PD-së, largimi i Edi Ramës është hapi i parë.

“Emergjenca kombëtare është lufta kundër krimit të organizuar dhe dekriminalizmit të qeverisë. Kjo të nisë me vettigun e ministrisë së Brendshme edhe qeverisë. Që të ndodhë kjo duhet një reformim tërësor i ministrisë së Brendshme dhe i policisë, të kryhet nga ekipe profesionale dhe integritet të pavarur. Ndaj hapi i parë është larigmi i Ramës nga kreu i qeverisë. Hapi i dytë do të jetë një proces i spastrimit të ministrisë së Brendshme, policisë për të pastruar këtë kancer që ka shtrirë tentakulat e veta në çdo ministri e deri në nivelet e larta politike. Gjendja është alarmante. Veprimi i parë është të çojë deri në fund hetimin që përfshin kokat e policisë në trafikun e drogës. Arrestimin një orë e më parë i Saimir Tahirit dhe kokave të policisë është dhe parathënia e një aksioni për pastrimin e politikës nga krimi”, tha Basha. /Telegrafi/

Reklama