LAJMI I FUNDIT:

Basha: Nuk shkohet në Evropë me një kryeministër hajdut

Basha: Nuk shkohet në Evropë me një kryeministër hajdut

“Nuk shkohet në Evropë me një kryeministër hajdut!”, kështu tha kreu i opozitës Lulzim Basha në fjalën e tij para banorëve të Unazës së Re.

“Një e keqe e madhe i ka bërë bashkë qytetarët, që ka zaptuar vatrat e familjeve në unazën e re. Qindra vogëlushe janë në tmerr pasi prindërit nuk e dine në se do e kenë një strehë mbi kokë”, tha Basha më tej.


Kreu i opozitës nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë:

“40 mln euro u vodhën me aferën e unazën e re, u ndryshua rrjedha e Lanës që të ndërtonte miku i Balles dhe Ramës. Shikoni policët, edhe ata janë prindër, por në vend që të shërbejnë ligji, i shërbejnë sot antiligjit, i cili ka urdhëruar arrestimin e disa personave.

“Balla është mundësuesi i pastrimit të qindra mln eurove të toyta yaris. Tahiri e ktheu Shqipërinë në hambar droge. Në një vend ku kriminelët janë të lirë e baballarët në burg ky vend nuk e ka vendin në Evropë.

“Nuk shkohet në Evropë më një kryeministër hajdut narkotrafiknat dhe pa zgjedhje të lira. Shqipëria si Evropa është thirrja e çdo demokrati është urdhëresa më e shenjtë për opozitën e bashkuar, ndaj sonte luftojmë për gjëra të shenjta që na bashkojnë, për fëmijët tanë, për shenjtërinë e banesës, ligjin.

“Luftoni për fëmijët tuaj. mos të presim që e keqja të tmerrojë fëmijët tuaj, po të rrimë e këtu e ta luftojmë atë. Dështimi i sotëm mban vulën e Edi Ramës. Shkaktari i aferës në Unazën e re, ai që po i mbyll dyert Shqipërisë.

“Kjo nuk është një betejë për pushtet, por për t’i dhënë fund regjimit të hajdutëve, t’i japim fund një tranzicioni të tmerrshëm. Koha kur Shqipëria po ecën indietro po merr fund, 6 muaj më parë shumë kush nuk besoi, por sot Evropa flet me gjuhën e qytetarëve që duan ndryshim”, tha Basha./TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori