LAJMI I FUNDIT:

Basha mirëpret rekomandimin e PE-së, por përmend zgjedhjet e ardhshme dhe prerjen e lidhjeve të krimit

Basha mirëpret rekomandimin e PE-së, por përmend zgjedhjet e ardhshme dhe prerjen e lidhjeve të krimit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka përshëndetur rekomandimin e PE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë, edhe pse me kushte. Sipas Bashës, ky është një lajm shumë i madh për të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë. Rekomandimi për hapjen e negociata për integrimin e Shqipërisë në BE është një lajm i madh për shqiptarët.

“Ky është një vendim për qytetarët shqiptarë. Hapja e negociatave do të jetë fillimi i një rruge të gjatë, të vështirë, por të pakthyeshme të popullit tonë. Sot ka shpresë për të gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë si gjithë Evropa. Në vitet e kaluara, Shqipëria e shqiptarët kanë njohur shumë vështirësi. Si kreu i PD-së, që i kontribuoi këtij vendi me firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, që bëri të mundur lëvizjen e lirë e pa viza, nuk mund të harroj punën e bërë nga mijëra demokratë e demokrate. Vlerësoj kontributin e gjithkujt tjetër në këtë proces”, është shprehur Basha.


Por, sipas kreut të PD-së, zgjedhjet e ardhshme, prerja e lidhjeve të krimit me politikën e anasjelltas janë kushte të panegociueshme, raporton noa.al.

“Rruga para është e vështirë, e mbi të gjitha zgjedhjet e ardhshme dhe prerja e lidhjeve të krimit me politikën. PD dhe unë jemi të vendosur që të jemi në krye të këtyre përpjekjeve e unë vetë personalisht që do bëj gjithçka që politika të jetë në shërbim të qytetarëve. Sfida numër 1 për ne janë zgjedhjet dhe lufta kundër krimit e korrupsionit, fusha ku Shqipëria nuk ka bërë para. Dua të siguroj qytetarët se PD, partia e interesit kombëtar dhe e integrimit të vendit, do të jetë partia që do hapë negociatat për integrimin në BE. Ne do të ja dalim”, ka shtuar Basha.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori