LAJMI I FUNDIT:

Basha denoncon Ramën dhe Xhafajn: Ofruan 200 mijë euro që dëshmitari “X” të tërhiqet

Basha denoncon Ramën dhe Xhafajn: Ofruan 200 mijë euro që dëshmitari “X” të tërhiqet

Lideri demokrat, Lulzim Basha akuzoi sonte Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, se po tentojnë tjetërsimin e dëshmisë së Albert Veliut, për vëllain e ministrit, Agron Xhafaj.

Në një dalje për mediat në orët e mbrëmjes së sotme, kryedemoktrati tha se dyshja Rama-Xhafaj kanë hedhur në “aksion”, strukturat e tyre për të kërcënuar Albert Veliun.


“Kanë hedhur në veprim strukturat e tyre për të kërcënuar shtetasin Albert Veliu (bashkëpunëtori X) dhe familjarët e tij. Sot, të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe Fushë Krujës, i kanë afruar një të afërmi të (bashkëpunëtorit X) Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj përfiton nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgenjështrojë deklaratat e bëra publike”, tha Basha.

Por kryetari i Partisë Demokratike shtoi se kjo përpjekje e zhyt akoma edhe më shumë Xhafën dhe Ramën, në skandalin ku janë përfshirë.

Ai ftoi qytetarët, pa dallim, që të dalin në protestë ditën e shtunë, në 26 maj. /noa.al/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori